“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë me ekspertët e AKSHI-t të angazhuar në konfigurimin e platformës, për t’u njohur nga afër me funksionalitetet dhe risitë që ajo sjell. Kreu i qeverisë bëri të ditur se platforma “Pasqyrë Albania” do të jetë e aksesueshme nga kompjuteri dhe telefoni, ndërsa në ditët në vijim pritet të mundësojë edhe komunikimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve me institucionet. Sipas Ramës, sistemi do të integrojë gradualisht edhe inteligjencën artificiale, me synimin për të përshpejtuar marrjen e informacionit dhe trajtimin e kërkesave të qytetarëve. “Këtu qytetarët do kenë mundësi, që drejtpërdrejt institucionin që ato kërkojnë, ta kontaktojnë dhe të informohen mbi të gjithë informacionin që lidhet me të”, tha ai.Kryeministri Rama: Çdo institucion do të jetë në këtë Pasqyrë. Pra, “Pasqyrë...
Burimi:
javanews.al