“Pasqyrë Albania” e Edi Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër

“Pasqyrë Albania” e Edi Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër

Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një zgjidhje “deus ex machina” për të kanalizuar ankesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve – një platformë të quajtur “PasqyrAlbania”. Në takimin e mbajtur me kabinetin e tij qeveritar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste më 24 gusht në Pogradec, Rama tha se çdo hall apo shqetësim i qytetarëve i adresuar në platformë do të ndiqej në kohë reale dhe do të merrte përgjigje. “Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean,” deklaroi Rama. Por larg të qenit një risi, platforma “PasqyrAlbania” është një emër i ri për një premtim të vjetër. Prej fundit të...