Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pasi u stërvita nga amerikanët në periferi të Romës, u hodha me parashutë në Shqipëri në një mision sekret
Të gjitha peripecitë e “diversantit”, që u bë tmerri i Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1953, ku emri dhe veprimtaria e tij për vite me radhë tregohej si në legjenda në qytetin e Shkodrës dhe në gjithë Veriun e Shqipërisë, bëhen publike sipas kujtimeve që ai ka lënë të shkruara në SHBA-ës, ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës si emigrant politik deri në shëmbjen e regjimit komunist. Bashkë me dimrin e egër dhe të acartë të dhjetorit 1944-ës e janarit të ‘45-ës, i cili nuk ishte parë prej kohësh, pjesa më e madhe e shqiptarëve, atë kapërcyell vitesh të trishta u përballën edhe me një dhunë e gjenocid të padëgjuar ndonjëherë. Regjimi komunist i porsaardhur në fuqi, intensifikoi në shkallën më...