Pas valleve rinisin trazirat në Tiranë, Policia i mbyt me gaz lotsjellës sapo u hodhën gurë mbi ta

Pas valleve rinisin trazirat në Tiranë, Policia i mbyt me gaz lotsjellës sapo u hodhën gurë mbi ta

Ora 18:00. Pas orëve të qeta dhe me valle para Kryeministrisë, trazirat janë rikthyer. Ka qenë një zonjë që shkoi kaloi perimetin e sigurisë te Kryeministria duke shkuar përballë autobotit të ujit, dhe më pas disa të rinj gjuajtën me gurë. Menjëherë u hodh ujë dhe gaz nga ana e Policisë. Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë grupet e protestuesve që lëviznin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Efektivët e policisë kanë ndjekur grupet e të rinjve në disa nga zonat më të populluara të Tiranës, përfshirë zonën e Pazarit të Ri, rrugët përreth qendrës dhe pranë 9-Katësheve. Në këto akse po ushtrohen kontrolle ndaj personave të dyshuar si pjesëmarrës në...