Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas urdhrit të Ramës, dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan
Kanë nisur dorëheqjet edhe në bashkinë Elbasan. Siç raportohet, disa drejtorë e administratorë kanë dhënë dorëheqjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se kreu i qeverisë ka urdhëruar “pastrim” të stafit të administratës dhe ristrukturim duke u hapur rrugë emërimeve të reja. Në mbledhjen e sotme, 14 korrik, me deputetë e drejtorë të bashkisë Tiranë, Rama vuri theksin te një sërë reformash që do mundësojnë shërbime më efikase ndaj qytetarëve. Kujtojmë se më herët, dorëheqje masive ka pasur në bashkinë Vlorë, Fier, Korce, Kolonje dhe Durrës.