Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Urdhri i Kryeministrit Rama për rifreskimin e stafit vendor ka vënë në lëvizje bashkitë e Qarkut Shkodër, ku  kryebashkiaku Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje. Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Burime bëjnë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë. Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit prej drejtuesve. Pas saj do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot. Në...
Burimi: Javanews.al