Pas tërheqjes së Osmanit, Kushtetuesja garanton profesionalizëm dhe paanshmëri

Pas tërheqjes së Osmanit, Kushtetuesja garanton profesionalizëm dhe paanshmëri

Pas tërheqjes së kërkesës nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me ngërçin institucional për konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka reaguar përmes një deklarate për mediat duke sqaruar se shqyrton të gjitha çështjet në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat procedurale. Tërheqja e kërkesës, sipas saj, është e drejtë legjitime e palës dhe trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.Në deklaratë, Gjykata bën të ditur se gjyqtari Radomir Laban – arsyeja për të cilën Presidentja hoqi dorë nga kërkesa – është emëruar sipas procedurave kushtetuese, dhe se çdo proces për shkarkim të gjyqtarëve rregullohet po ashtu nga Kushtetuta. Institucioni rithekson angazhimin e tij për paanshmëri dhe profesionalizëm në trajtimin e çdo kërkese që i paraqitet.Sqarim i Gjykatës KushtetueseNë përgjigje të interesimit të mediave dhe opinionit...