Pas takimit trepalësh në Kinë, Trump telefonon liderët europianë në Berlin dhe kritikon ndihmën 70 miliardëshe për Ukrainën: Putin do paqe!

Pas takimit trepalësh në Kinë, Trump telefonon liderët europianë në Berlin dhe kritikon ndihmën 70 miliardëshe për Ukrainën: Putin do paqe!

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu rezerva të forta në lidhje me ofrimin e ndihmës së re financiare, në vlerë prej 70 miliardë eurosh, për Ukrainën gjatë ndërhyrjes së tij telefonike në Samitin e “Aleancës së të Gatshmëve” në Berlin, disa orë pas takimit të tij trepalësh me Vladimir Putin dhe Xi Jinping në Kinë. Sipas Politico, presidenti amerikan u lidh me telefon sot pasdite nga Air Force One me udhëheqësit pjesëmarrës në Samit në Kancelarinë Gjermane, me qëllim që t’i informonte ata rreth bisedimeve të tij me presidentët e Rusisë dhe Kinës në Shenzhen. Trump shprehu skepticizëm në lidhje me miliarda euro shtesë nga “Aleanca e të Gatshmëve” për Ukrainën, thanë tre persona të njohur me bisedën. Në fakt, dy pjesëmarrës e përshkruan ndërhyrjen e...