Pas sulmeve seriale me thikë nëpër shkolla, Polonia mobilizon mbi 20 mijë policë për sigurinë! Tusk: Nuk do të ketë tolerancë ndaj dhunës
Polonia ka nisur një operacion të gjerë policor për të garantuar sigurinë në shkolla, pas tre sulmeve të njëpasnjëshme me thikë në institucionet arsimore. Më shumë se 20 mijë efektivë policie pritet të angazhohen në shkolla, ndërsa autoritetet kanë intensifikuar kontrollet dhe masat parandaluese. Kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se vendi po përballet me një tendencë shqetësuese të rritjes së dhunës mes të rinjve. Gjatë një takimi urgjent për menaxhimin e krizave, ai paralajmëroi për ndikimin e përmbajtjeve që glorifikojnë dhunën në internet, duke përmendur edhe promovimin e ideologjisë naziste dhe kulturën e dominimit. Sipas Tusk, këto prirje po ndikojnë negativisht te të rinjtë dhe po kontribuojnë në përhapjen e sjelljeve të dhunshme. Ministri i Brendshëm, Marcin Kerwiński, theksoi se autoritetet do të reagojnë me...
Burimi:
javanews.al