Pas SPAK-ut, ambasadori dhe senatorët amerikanë takohen me deputetët e opozitës
Pas përfundimit të takimin me kreun e SPAK, Klodian Braho, ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me disa deputetë të opozitës. Në takim kanë marrë pjesë deputetët Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso, si dhe përfaqësues të partive të tjera opozitare. Kanë qenë të pranishëm edhe dy senatorë amerikanë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në Shqipëri për një vizitë. Takimi zhvillohet në vijim të agjendës së ambasadorit Wendt, i cili më 2 tetor bëri prezantimin zyrtar pas mbërritjes në Shqipëri dhe ka nisur një seri takimesh me përfaqësues të institucioneve dhe politikës shqiptare.
Burimi:
gijotina.com