“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ka komentuar rastin e dyshuar të rekrutimit të një drejtuesi të shërbimit inteligjent në Gjermani, duke e cilësuar si një prej historive më të mëdha të spiunazhit. Ai theksoi për “ABC News” se drejtuesit e shërbimeve inteligjente janë persona për të cilët informacioni publik është i kufizuar dhe se pozita e tyre shoqërohet me një lloj mburoje ndaj ekspozimit të të dhënave. Krisafi tha se, bazuar në shenjat që janë bërë publike, ekziston mundësia që pas rekrutimit të jetë Rusia ose Kina, megjithëse përjashtoi si më pak të mundshëm skenarin kinez. Ai e cilësoi Vjenën dhe Berlinin si dy prej qendrave kryesore të spiunazhit në Europë dhe kujtoi historinë e aktivitetit të shërbimeve ruse në Gjermani. “Është një prej...
Burimi:
javanews.al