Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Elbasani është sensibilizuar me rastin e Erjon Vishkullit. Tifozi i njohur i Kombëtares u plagos në sy me plumb gome, ndërsa ishte i pranishëm në protestën studentore që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës. Elbasani ka vendosur që të ardhurat e fituara nga shitja e biletave ndaj Partizanit, do të shkojnë pikërisht për kurimin e Vishkullit. Takimi i 28 tetorit do të luhet në “Elbasan Arena”, ndërsa nis prej orës 18:30. “Në përballjen ndaj Partizanit, çdo biletë ka një vlerë të veçantë. Të gjitha fitimet nga shitja e biletave do të shkojnë për kurimin e Erjon Vishkullit. Këtë herë, përtej 90 minutave, luajmë edhe për Erjonin”, shkruan klubi i Elbasanit.
Burimi:
gijotina.com