Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari i Ushtrisë amerikane
Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, ka paraqitur dorëheqjen në Shtëpinë e Bardhë të hënën, pas disa muajsh përplasjesh me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sipas personave të njohur me situatën, Driscoll ka zhvilluar një bisedë me presidentin Donald Trump të hënën, ku ka shprehur shqetësimet e tij për drejtimin që po merr Ushtria amerikane. Përplasjet mes Driscoll dhe Hegseth kanë të bëjnë kryesisht me modernizimin e Ushtrisë dhe largimin nga detyra të disa prej drejtuesve të lartë ushtarakë. Mes tyre ishte edhe ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjenerali Randy George, një oficer i vlerësuar dhe me karrierë të gjatë ushtarake. Driscoll, veteran i luftës në Irak dhe aleat i afërt i nënpresidentit JD Vance, u kishte thënë prej muajsh njerëzve të afërt se planifikonte...
Burimi:
vizionplus.tv