Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Policia ka futur në kurth një numër të madh protestuesish pas ndjekjes te Rruga e Dibrës, duke i bllokuar në “darë” tek medreseja dhe kryer shoqërime masive. Forca të shumta te rendit mësynë nga dy rrugët kryesore duke ndjekur nga pas nëpër rrugica lagjesh të dyshuarit dhe i shoqëroi masivisht me furgonët e mbushur drejt komisariateve. Pamjet kanë qenë një guerrile e vërtetë në rrugët e Tiranës, teksa protestuesit u shpërndanë masivisht me gaz e ujë.