Pas Kryeministrisë, përplasjet zhvendosen te Myslym Shyri, protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit

Pas Kryeministrisë, përplasjet zhvendosen te Myslym Shyri, protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit

foto TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur në rrugën 'Myslym Shyri' pas ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e turmës para Kryeministrisë. Efektivët kanë nisur ndjekjen e protestuesve në rrugët e zonës, ndërsa këta të fundit janë larguar nëpër rrugicat përreth në përpjekje për t’iu shmangur shoqërimit nga policia. Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të autobotit të ujit, ndërsa tensionet janë zhvendosur nga bulevardi në rrugët e brendshme të kryeqytetit./ZËRI