Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë
Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet që hyjnë në Shqipëri me targa të huaja do të duhet të pajisen me vinjetë, me vlefshmëri nga një ditë deri në një vit. Për mjetet e regjistruara në Shqipëri, detyrimi parashikohet të përfshihet në taksën vjetore të mjeteve të përdorura. Vetëm pak ditë pasi qeveria vendosi të heqë taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe benzinës, nga 1 janari 2027, mazhoranca ka depozituar në Kuvend një tjetër nismë ligjore që ndryshon mënyrën e tarifimit për përdorimin e rrugëve kombëtare. Bëhet fjalë për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998, ‘Për transportet rrugore’”, të propozuar nga deputeti i Partisë...
Burimi:
javanews.al