Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas ‘furtunës’ në bashki, Rama rikthehet në qytetin bregdetar, mbërrin në Vlorë me helikopter (Video)
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të mërkurë në Vlorë, disa ditë pasi ndodhej në qytetin bregdetar. Rama ka mbërritur në qytetin e Vlorës me helikopterin ushtarak “Cougar”. Pas uljes së helikopterit tek ish-fusha e aviacionit, Rama u shoqërua nga eskorta drejt vilës qeveritare. Ende nuk dihet agjenda e kryeministrit Rama në Vlorë, teksa lidhur me aksionin e lirimit të hapësirave publike, ai ka kërkuar shkarkime në bashkitë socialiste, për shkak të performancës së dobët.