Pas Francës, “paralizohet” Belgjika, studentët protestojnë kundër rritjes së tarifave të studimit

Pas Francës, “paralizohet” Belgjika, studentët protestojnë kundër rritjes së tarifave të studimit

Pas Francës edhe Belgjika u paralizua nga protestat e të rinjve. Studentët belgë iu bashkuan protestuesve të sindikatave në Bruksel për të protestuar kundër shkurtimeve buxhetore të qeverisë që prekin arsimin dhe të drejtat e punëtorëve. Protestuesit u mblodhën në qendër të Brukselit duke mbajtur pankarta me mbishkrimet “E lashë mësimin për të mbrojtur arsimin” dhe “Arsimi është e drejtë, jo privilegj”. Të rinjtë shprehën zemërim për rritjen e konsiderueshme të tarifave të studimit; disa prej tyre përballen me rritje nga 350 në 1200 euro në vit. “Nuk na marrin fare parasysh dhe askush nuk duket se e kupton që është e vështirë edhe për ne, si për punonjësit, ashtu edhe për studentët. Prandaj, duhet vërtet t’u kushtohet shumë më tepër vëmendje të rinjve. Edhe...