Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!

Vetëm një javë pas fitores së opozitës së mbështetur nga studentët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, autoritetet kanë arrestuar Marko Kriçakun, drejtuesin e Policisë Kriminale Serbe. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë, ndërsa nën hetim është edhe zëvendësi i tij, Bosko Sekuloviç. Sipas mediave serbe, të cilat i referohen agjencisë shtetërore Tanjug, të dy zyrtarët dyshohen për shpërdorim detyre. Kriçaku, i konsideruar si një prej njerëzve të afërt të presidentit Aleksandar Vuçiç, akuzohet për ndërhyrje në hetimet e një vrasjeje të lidhur me mafian. Prokuroria dyshon se ai ka manipuluar prova për të penguar procesin hetimor dhe për të mundësuar tërheqjen e akuzave ndaj personave të përfshirë në ngjarje. Përveç kësaj çështjeje, ndaj tij rëndojnë edhe dyshimet për keqtrajtim dhe intimidim të protestuesve paqësorë....