Pas Edlir Tetovës, FSHF ndëshkon ashpër edhe drejtuesin e Egnatias, gjobiten Elbasani, Vora e Bylis

Pas Edlir Tetovës, FSHF ndëshkon ashpër edhe drejtuesin e Egnatias, gjobiten Elbasani, Vora e Bylis

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi sanksionoi trajnerin e Egnatias, nuk kursehet as ndaj një prej drejtuesve të kësaj skuadre, Klejdi Zenelaj që u pezullua me 4 ndeshje për deklarata publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe me një gjobë prej 100 mijë lekë. Ndëshkime financiare ka edhe për Vorën e Bylisin me 50 mijë lekë gjobë, ndërsa Elbasani u dënua me 200 mijë lekë gjobë Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF  Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për dhënien e deklaratave publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes, duke cenuar parimet e etikës sportive, në kundërshtim me nenin 8/1, 13 dhe nenin 14/6 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, dënohet me 4 (katër)...