Pas djegies së koshave, protestuesit hedhin molotov dhe gurë drejt Ministrisë së Arsimit
Pas djegies së koshave të mbeturinave, situata pranë Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku një grup protestuesish kanë hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të godinës së institucionit. Veprimet vijnë në vijim të tensioneve të krijuara gjatë protestës, ndërsa më herët në zonë janë djegur edhe kosha mbeturinash. Hedhja e mjeteve piroteknike dhe e gurëve ka shtuar përplasjet në këtë pjesë të kryeqytetit. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata dhe nëse do të ketë reagim nga ana e Policisë së Shtetit.
Burimi:
gijotina.com