Pas dhunës barbare, Rama provokon me ‘dialog’ i rrethuar me policë në bulevard, të rinjtë: Jep dorëheqjen!

Pas dhunës barbare, Rama provokon me ‘dialog’ i rrethuar me policë në bulevard, të rinjtë: Jep dorëheqjen!

Edi Rama provokon të rinjtë protestues që kanë 8 ditë që i kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme. Në sheshin para Kryeministrisë ai ka vendosur disa karrige ku edhe janë shkruar fjalët “Dialog”. Kjo lëvizje e Ramës vjen pas dhunës barbare të policsë që e ka shndërruar në një forcë sigurie mercenare. Pasi i dhunoi, i perndoqi i ofendoi, nuk i shtypi dot me akte dhune, e nuk i sprapsi, po bën aktet  propagandistike për ti stepur nga kërkesa e tyre për dorëheqjen e tij. E dialogu, pa kushte sipas kryeministrit, duhet të jetë nën terrorin e rrethimit policor, siç duket edhe nga pamjet Ndërkohë disa studentë kanë shkuar para Kryeministrisë, duke iu përgjigjur këtij mesazhi provokues të Ramës. Studentët shprehen të qartë se “nuk ka dialog”...