Pas dasmës, Dua Lipa dhe Callum Turner të pandarë! Dalja romantike në New York që mori gjithë vëmendjen

Pas dasmës, Dua Lipa dhe Callum Turner të pandarë! Dalja romantike në New York që mori gjithë vëmendjen

Dua Lipa është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për muzikën, por për një dalje elegante përkrah bashkëshortit të saj, aktorit britanik Callum Turner. Çifti mori pjesë më 19 tetor në premierën e operës “Lincoln in the Bardo”, në Metropolitan Opera të New York-ut, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe mediave të modës. Këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi një fustan të zi nga koleksioni pranverë/verë 2027 i Ferragamo, me detaje vezulluese, shpatulla të zbuluara dhe një të çarë të theksuar. Por përtej veshjes, vëmendjen e mori edhe marrëdhënia e çiftit, i cili kurorëzoi dashurinë në maj të këtij viti në Londër, përpara festimeve madhështore të dasmës në Siçili. Dua Lipa po shfaq gjithnjë e më shumë interes për botën e artit dhe letërsisë....