Pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

bajram begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë javën e ardhshme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pak ditë pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni. Hyseni ndodhet në masën 'arrest në shtëpi', ndërsa ndaj saj rëndojnë akuzat për 'nxjerrje të sekretit shtetëror' dhe 'përkrahje të autorit të krimit'. Në kuadër të hetimit katër ditë para komunikimit të masës së sigurisë Hyseni ishte pyetur në SPAK si person në dijeni për lidhjet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, i cili eshtë arrestuar më 26 gusht në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Sipas materialeve të bëra publike Hyseni ka pranuar kontaktet me Agasin, duke deklaruar se ato lidhen me detyrën e saj. Ndërkohë, gjatë kontrolleve të SPAK në 'Equos Resort' më 22 korrik janë...