Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dhe përqafime nga shqiptarët
Sali Berisha ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë pas heqjes së ndalimit për të udhëtuar drejt SHBA-së. Berisha do të qëndrojë për disa ditë në Amerikë, ku pritet të zhvillojë një axhendë të ngjeshur aktivitetesh dhe takimesh. Kreu i Partisë Demokratike ka publikuar edhe pamje nga mbërritja e tij në SHBA, ku është pritur nga shqiptarë të diasporës me lule dhe përqafime. “Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha në postimin e tij. \ Gjatë vizitës, përveç pjesëmarrjes në aktivitete, Berisha pritet të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Takimi i parë është parashikuar të mbahet në New York më 6 shtator, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet...
Burimi:
vizionplus.tv