Pas 132 vitesh, kthehet në bibliotekë revista e huazuar në shekullin XIX

Pas 132 vitesh, kthehet në bibliotekë revista e huazuar në shekullin XIX

Një revistë e huazuar nga një bibliotekë në New Hampshire plot 132 vjet më parë është kthyer më në fund në vendin ku i përket, pasi biblioteka vendosi të pezullojë përkohësisht gjobat për vonesat. Biblioteka Publike e Concord-it njoftoi se numri i shtatorit 1894 i revistës “The Century Illustrated Monthly Magazine” u kthye javën e kaluar, pasi institucioni kishte shpallur një amnisti për gjobat e librave dhe revistave të vonuara. Sipas bibliotekës, revista ishte kthyer 48.220 ditë me vonesë dhe, nëse do të zbatohej tarifa e vonesës, gjoba do të arrinte në 12.055 dollarë. Personi që e ktheu revistën, i identifikuar vetëm si John, tha se ajo kishte qëndruar në shtëpinë e tij për dekada, por nuk e dinte se si kishte përfunduar aty. Ai...