“Partneritet më i fortë”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e Danimarkës: Rihapja e ambasadës në Tiranë, votë besimi për Shqipërinë!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka vlerësuar vendimin e Danimarkës për rihapjen e ambasadës së saj në Tiranë, duke e cilësuar si një dëshmi të besimit ndaj Shqipërisë dhe një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë takimit, palët diskutuan për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë së rinovueshme, inovacionit digjital dhe turizmit të qëndrueshëm. “Diskutuam për mënyrat se si mund të thellojmë dialogun politik dhe të zgjerojmë shkëmbimet tregtare dhe investimet, veçanërisht në fushat e energjisë së rinovueshme, inovacionit digjital dhe turizmit të...
Burimi:
javanews.al