Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Partizani”/Shtyhet gjyqi në GJKKO, Gjokutaj: Të përjashtohet treshja e gjyqtarëve!
Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Mësohet se procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të dosjes “Partizani”, u shty për në 15 shtator. Pas këtij vendimi, avokati i Berishës, Genci Gjokutaj ka kërkuar përjashtimin e treshes gjykuese. Sipas Gjokutajt, gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm. “Nuk janë të pavarur! Kërkojmë caktimin e gjyqtarëve jashtë Gjykatës së Posaçme për shqyrtimin e kësaj çështjeje”, citohet të ketë thënë Gjokutaj.