Partizani shkarkon trajnerin Florin Bratu
Humbi derbin me Tiranën 1-3 me ‘kupën’ që mbushet plot. Florin Bratu largohet nga të kuqtë si një teknik dështak duke mos ngjizur në krye të Partizanit. Ai e kishte paralajmërimin e presidentit Demi. “Fito derbin dhe javët e para “fshihen””. Iku pa lënë gjurmë… Njoftimi i Partizanit: “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive”./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al