Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Partizani e bën dramë, humbet penallti dhe e pëson në fund, eliminohet nga Conference League
Partizani është eliminuar në mënyrë dramatike nga Conference League nga estonezët e Nome Kalju. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje me shumë raste, por pa efikasitet dhe u ndëshkuan në minutat shtesë me një gol që i dha fund ëndrrës europiane. Sfida në “Arenën Albania” nisi me dominim të Partizanit, që krijoi disa mundësi shënimi që në minutat e para me Isgandarlin, Skukën dhe Bytyçin. Megjithatë, fati nuk ishte në anën e tyre. Momentet kyçe erdhën në pjesën e dytë, ku në minutën e 77-të, Partizani fitoi një penallti pas rrëzimit të Skukës në zonë, por sulmuesi gaboi nga pika e...