Partia e Lirisë: Rama e përdor BE si imazh, jo si qëllim, nuk ka integrim me zgjedhje të vjedhura

Partia e Lirisë: Rama e përdor BE si imazh, jo si qëllim, nuk ka integrim me zgjedhje të vjedhura

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka akuzuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përdorimin e procesit të integrimit europian si një kartë propagandistike, ndërkohë që realiteti në vend është i kundërt me standardet e Bashkimit Europian. Në një deklaratë për mediat, Haxhiu tha se reformat që kërkohen për anëtarësim të Shqipërisë në BE nuk janë zbatuar me seriozitet dhe se qeveria ka instaluar një autokraci të centralizuar, ku drejtësia dhe institucionet janë të kapura. Ajo përmendi raportet ndërkombëtare që tregojnë korrupsion galopant, presion mbi median dhe probleme serioze në pavarësinë e gjyqësorit. PL kritikoi edhe veprimet e SPAK, që përdoren selektivisht për të goditur opozitën, ndërsa zyrtarët e lartë të pushtetit nuk preken. Arrestimi i Ilir Metës, sipas saj, është...