Parkuan në mënyrë të parregullt dhe nuk iu bindën policisë/ Kukës, procedohen 2 shtetas

Parkuan në mënyrë të parregullt dhe nuk iu bindën policisë/ Kukës, procedohen 2 shtetas

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, në qytetin e Kukësit, konstatuan 2 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, që ishin bërë pengesë për lëvizjen e përdoruesve të rrugës. Gjatë veprimeve policore, drejtuesit e automjeteve, shtetasit A. H., 41 vjeç, banues në Pobreg, dhe Q. I., 47 vjeç, rezident në Londër, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për...