Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara
Autoritetet franceze kanë marrë vendim për zbatimin e një ore policore në zona strategjike të qendrës së Parisit, e cila hyn në fuqi të hënën në mbrëmje nga ora 23:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit të së martës. Kjo masë emergjente prek drejtpërdrejt “Place de la République dhe rrugët që ofrojnë qasje në lagjen Les Halles nga jugu”, me mundësi shtrirjeje edhe në zona të tjera të përcaktuara. Kjo ndërhyrje vjen menjëherë pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë ditëve të kaluara. Më parë, Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, pranoi publikisht se policia kishte “humbur kontrollin” e protestave në disa qytete gjatë fundjavës, çka e ka shtyrë qeverinë të ndërmarrë hapa parandalues për të shmangur trazira të reja në kryeqytet. Pavarësisht masave kufizuese të vendosura gjatë...
Burimi:
javanews.al