Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit, do të ketë reshje e shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje, parashikohen reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare...
Burimi: Opinion.al