Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parashikimi i motit 18 korrik 2025
Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash. Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore, era fiton shpejtësi 6-10 m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë 1-2 ballë.