Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Banka e Shqipërisë shprehu sot një opinion pozitiv për projektbuxhetin e vitit 2027, por theksoi se plani i të ardhurave është në kufirin e sipërm të projeksioneve të makroekonomike. Zëvendësguvernatorja e Dytë, Natasha Ahmetaj, tha në fjalën e saj në Komisionin Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat se rreziqet që shoqërojnë supozimet e skenarit bazë mbeten relevante dhe, si të tilla, duhen adresuar. “Devijimet potenciale nga supozimet kërkojnë adoptimin e planeve të kontingjencës dhe potencialisht marrjen e masave shtesë, në varësi të shmangies së tyre nga skenarët bazë. Ne gjykojmë që, në çdo rast kur do të jetë i nevojshëm korrektimi fiskal i bazuar në kahun e shpenzimeve, me qëllim respektimin e limitit të deficitit buxhetor, duhet ndjekur një rend prioritar në kryerjen e shpenzimeve...