Parakalimi i rrezikshëm i kamionit/ Qytetari denoncon: Na rrezikoi jetën
Një kamion i ngarkuar dyshohet se ka kryer një manovër të rrezikshme në rrugë, duke parakaluar në krahun e kundërt dhe duke rrezikuar automjetet që udhëtonin në drejtim të kundërt. Sipas një qytetari që ka denoncuar rastin, kamioni po udhëtonte pas automjetit të tij dhe i jepte sinjale me drita për t’i hapur rrugën, por në atë moment nuk kishte hapësirë për t’u spostuar. Pavarësisht kësaj, drejtuesi i kamionit dyshohet se ka hyrë në krahun e kundërt për të kryer parakalimin. Qytetari pretendon se manovra ka rrezikuar seriozisht personat që udhëtonin në automjet. Nuk bëhet e ditur nëse nga kjo manovër ka pasur përplasje apo persona të dëmtuar./ joq
Burimi:
ntv.al