Paraburgimi i Veliajt, reagon eurodeputeti holandez: Një vend kandidat, ku ndodh diçka e tillë, nuk mund dhe s’duhet të anëtarësohet kurrë në BE!
Europarlamentari holandez Sander Smit ka reaguar sërish lidhur me paraburgimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës, Erion Veliaj, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore në Shqipëri, në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Në një reagim në rrjetin social X, Smit e cilëson të papranueshme mbajtjen e Veliajt në paraburgim, pa një vendim dënimi dhe mbi bazën e atyre që ai i konsideron akuza të paqarta. “Të kalosh pothuajse dy vjet në burg ‘parandalues’, pa një vendim dënimi dhe mbi bazën e akuzave të paqarta: kjo nuk ka vend në një shtet të së drejtës”, shkruan eurodeputeti holandez. “Në Shqipëri, kryebashkiaku i zgjedhur i Tiranës, një socialdemokrat dhe rival i brendshëm partiak...
Burimi:
javanews.al