Vendimet e qeverisë/ Lirohet nga detyra drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës

Vendimet e qeverisë/ Lirohet nga detyra drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj.

Ermal Pacaj mbante kete post prej 14 marsit 2024. Ndërsa më parë ka qenë edhe  Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë prej 5-vitesh.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të    ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi qe Ermal Pacaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet ne vendim.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente