Pankarta pikante e protestës kundër Ramës: Në Tiranë me gardh dhe polici, në SHBA veza të gjeti për çdo pabesi
Protestuesit janë mbledhur sërish sot në sheshin Skënderbej në ditën e 119-të të revoltave anti-qeveritare. Grumbullimi ka nisur në sheshin qendror të kryeqytetit me pankarta në duar. Qytetarët bëjnë ironi me vizitën e Ramës në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB, teksa i kujtuan gjuajtjen me vezë nga aktivistët. Gjithashtu ata shprehen se vjedhja e PPP-ve nuk është inteligjencë artificiale por hajni origjinale.
Burimi:
gijotina.com