Panik në Bulqizë, apartamenti përfshihet nga flakët

Panik në Bulqizë, apartamenti përfshihet nga flakët

pamje nga vendngjarja BULQIZË- Një apartament në katin e parë të një pallati në Bulqizë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët. Mësohet se në momentin e zjarrit, në banesë ndodhej një person me aftësi të kufizuara, i cili është nxjerrë jashtë nga fqinjët. Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. /ZËRI