Panelet diellore po zëvendësojnë pllakat e betonit, evropianët po prodhojnë energji nga oborret dhe rrugicat
Ajo që deri pak vite më parë dukej si ide futuriste, sot po bëhet realitet në shumë vende evropiane. Gjenerata e re e paneleve diellore po integrohet drejtpërdrejt në oborre, rrugica, tarraca dhe hapësira parkimi, duke i shndërruar ato në burime të prodhimit të energjisë elektrike. Për shkak të rritjes së kostove të energjisë, gjithnjë e më shumë qytetarë në Evropë po kërkojnë mënyra alternative për të ulur faturat e energjisë elektrike. Si rezultat, kompani të specializuara po zhvillojnë sipërfaqe diellore që zëvendësojnë pllakat klasike të betonit ose asfaltin. Ndryshe nga panelet tradicionale që vendosen në çati, teknologjia e re mundëson prodhimin e energjisë edhe nga sipërfaqet mbi të cilat ecet ose kalojnë automjetet. Qëllimi është që hapësirat që deri tani kishin vetëm funksion praktik...
Burimi:
kultplus.com