Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, një ngjarje historike
Panairi i parë i Librit Shqip në Preshevë, një ngjarje historike që vendos librin dhe gjuhën shqipe në qendër të vëmendjes kulturore . Në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” u hap ky panair për herë të parë. Përgjatë dy ditëve (21-22 qershor) kjo festë e librit bashkoi shkrimtarë, lexues dhe botues nga të gjitha trojet shqiptare. Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani tha se në vitin 2021, këtë panair e synuan si projekt kulturor të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë. “Tani po e realizojmë”, tha Sinani. Edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Preshevë, ku...