Pamjet e reja nga Regina Palm, grupi i armatosur largohet nga hoteli pas përplasjes

Pamjet e reja nga Regina Palm, grupi i armatosur largohet nga hoteli pas përplasjes

PAMJET VLORË- Pamje të siguruara nga ZËRI tregojnë momentin kur një grup prej rreth 15 personash largohet nga ambientet e hotelit “Regina Palm”, në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj. Sipas të dhënave paraprake, grupi kishte mbërritur më herët pranë hotelit me disa automjete, ndërsa në përbërje të tij dyshohet se ndodhej edhe biznesmeni Luan Muça. Në pamjet e publikuara duket momenti kur personat dalin nga hoteli dhe largohen nga zona, pas qëndrimit në ambientet e “Regina Palm”. Sipas raportimeve për ngjarjen, grupi ka hyrë në hotel i armatosur dhe dyshohet se ka pasur një përballje me Vasil Bedinajn. Në qendër të hetimit është edhe pretendimi se biznesmenit i është kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh.