Pamje nga shkatërrimet pas protestës, Gjykata e Lartë e shkrumbuar, dëme edhe në banka e biznese
Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar. Këto janë detajet që të bien menjëherë në sy pas zjarrit që protestuesit i shkaktuan godinës së Gjykatës së Lartë, i cili mori përmasa duke rrezikuar ndërtesën. Në vendin e përfshirë nga flakët s’ka mbetur më asgjë veçse tavanit të rrënuar dhe një grumbulli materialesh të ngurta. Xhamat e dritareve të katit të parë janë të thyera, pika që protestuesit i përdorën për të hedhur të tjerë molotovë brenda zyrave.Nga hapësirat mes dritareve mund të shihet se dëmi këtu është disi më i pakët, por vetëm një bilanc i qartë mund ta tregojë shkallën e tij.Edhe një biznes ngjitur, që i përket një kompanie celulare ka pësuar disa dëme në fasadën...
Burimi:
javanews.al