Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë kontrollit, flakët alarmojnë fshatin Pezhvë
Situata është përkeqësuar ndjeshëm në malin e Tërbunit, mbi fshatin Pezhvë, ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Pamjet e siguruara nga Vizion Plus tregojnë një situatë kritike, duke krijuar një skenë të ngjashme me një shpërthim vullkanik. Zjarri po përparon në masivin pyjor, ndërsa terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të frenuar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në zona të tjera. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv