Palimpsest”, një udhëtim në trashëgiminë muzikore shqiptare

Palimpsest”, një udhëtim në trashëgiminë muzikore shqiptare

18 November, 2026 - 23:10 Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka njoftuar për projektin artistik “Palimpsest”, i cili sjell në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50. Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti prezanton vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja. Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale është pianistja Norena Gaxha. Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj. Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për...