Niels Bohr, fizikanti danez që ndryshoi kuptimin e strukturës atomike
18 November, 2026 - 23:40 Niels Henrik David Bohr ishte fizikant dhe kimist danez, i njohur për kontributet e tij në studimin e strukturës atomike dhe mekanikës kuantike. Për punën e tij shkencore, ai u nderua me Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1922 dhe konsiderohet një nga shkencëtarët më me ndikim të shekullit XX. I lindur më 7 tetor 1885 në Kopenhagë, Bohr studioi në Universitetin e Kopenhagës, ku fillimisht u mor me matematikë dhe filozofi, përpara se t’i përkushtohej fizikës. Në vitin 1911 mori doktoraturën, ndërsa më pas punoi me fizikantin Ernest Rutherford në Universitetin e Mançesterit. Në vitin 1913 publikoi modelin e tij të strukturës atomike, sipas të cilit elektronet lëvizin në orbita rreth bërthamës dhe mund të kalojnë nga nivele më...
Burimi:
kultplus.com