Pako misterioze drejt Shqipërisë, qeni i doganës gjermane bën një zbulim të paparë (FOTO)

Pako misterioze drejt Shqipërisë, qeni i doganës gjermane bën një zbulim të paparë (FOTO)

Një ngarkesë e pazakontë me destinacion Shqipërinë është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet doganore gjermane në aeroportin Leipzig/Halle. Brenda një pakoje të deklaruar si veshje dhe pëlhura, doganierët gjetën plot 32 lëkura pitonësh. Zbulimi u bë gjatë natës së 29–30 tetorit 2026, pasi një qen i trajnuar për identifikimin e produkteve nga kafshët e mbrojtura sinjalizoi praninë e materialeve të dyshimta. Sipas Drejtorisë së Doganës në Dresden, pakoja kishte ardhur nga Indonezia dhe ishte nisur drejt Shqipërisë. Në dokumentacionin e transportit ishte deklaruar një peshë prej 13 kilogramësh dhe një vlerë prej vetëm 160 dollarësh. Përmbajtja ishte përshkruar si një xhaketë mode dhe pëlhurë pambuku batik. Por pas hapjes së ngarkesës, doganierët zbuluan lëkura pitonësh të ngjyrosura në blu, të kuqe dhe të zezë, me...