Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

Nga Marjo Brakaj Paketat e cigareve në Shqipëri do të kushtojnë më shumë, gati sa në vendet e Bashkimit Europian. Nga rreth 300 lekë ato mesatare dhe 400 ato më të shtrenjta, duhani do të shtrenjtohet me mesatarisht 15 lekë çdo vit. Kjo për shkak të akcizës së duhanit, një lloj takse që rritet çdo vit me kalendarin e ri të hartuar nga Ministria e Financave. Nga 7 mijë e 750 lekë për çdo 1 mijë fije cigare aktualisht, çmimi rritet në 8 mijë e 100 lekë në 2027. Në vitin 2033 çmimi bëhet 9 mijë e 150 lekë, plus 5 për qind të çmimit të shitjes me pakicë. “Rritja e akcizës është një instrument që përdoret nga shtetet jo vetëm për të gjeneruar të...